Studentja krijon birrën e shëndetshme: Posedon veti të cilat i luftojnë këto sëmundje

Studentja krijon birrën e shëndetshme: Posedon veti të cilat i luftojnë këto sëmundje

Adhurues të birrës, kemi një lajm të mirë për ju: një studente ka krijuar një birrë e cila është e mirë për shëndetin! Po pra, një birrë probiotike e cila e përmirëson shëndetin e stomakut dhe ju ndihmon t’i shmangni shumë sëmundje të ndryshme.

Kjo birrë përmban një probiotik të quajtur lactobacillus paracasei L26, i cili është dëshmuar se i neutralizon toksina dhe viruset, e njëkohësisht e përmirëson sistemin e imunitetit.

 

Studimet tregojnë se konsumimi i probiotikëve e përmirëson sistemin e imunitetit dhe sistemin e tretjes. Gjithashtu konsumimi i probiotikëve e përmirëson shëndetin e trurit te pacientët e prekur me dementinë.

Por, probiotikët kryesisht gjenden në produktet e bulmetit si jogurti, i cili viteve të fundit ka ngritur shqetësime në lidhje me kolesterinën, alergjenët, etj.

 

Birra në fjalë është krijuar nga Alcine Chane, studentee vitit katërt në drejtimin Shkencat Ushqimore, ndërsa birra ka qenë projekti i saj për të përfunduar vitin fundit.

Çdo 100ml e birrës përmban një miliardë njësi të probiotikëve – sasia ditore e rekomanduar nga ekspertët e ndryshëm botërorë. /Telegrafi/

Shpërndaje në: