‘Burrat Hekurosin’ në Prizren
FEMaktiv me anë të performancës publike “Burrat Hekurosin” të mbajtur në Prizren kanë për synim që të sfidojnë rolet tradicionale gjinore në Kosovë.
Organizatorja e FEMaktiv, Adelina Hasani tha se performanca publike “Burrat Hekurosin”, ka për qëllim që të tregojë se punët e shtëpisë janë obligim jo vetëm i grave por edhe i burrave.
Ajo shtoi se me rritjen e barazisë gjinore në jetën private rritet barazia gjinore edhe në jetën publike dhe politike.
Hasani: FemAktiv synon të sfidoj rolet tradicionale gjiniore
“Performancën publike të radhës “Burrat Hekurosin” ku nëpërmjet kësaj performance synon t’i sfidon rolet tradicionale gjinore, ndarja e punëve të shtëpisë në Kosovë nuk bëhet në mënyrë të barabartë në mes grave dhe burrave, përveç kësaj burrat ende vazhdojnë të perceptohen si obligime që i takojnë vetëm grave, andaj nëpërmjet kësaj performance publike Fem Aktive synon t’i sfidon rolet tradicionale gjinore duke e dhënë mesazhin se punët e shtëpisë janë obligim që i takojnë jo vetëm grave por edhe burrave. Arritja e barazisë gjinore në jetën private është e domosdoshme për arritjen e barazisë gjinore në jetën politike dhe publike duke i dhënë fund steriotipeve gjinore”, tha Hasani.
Ndërkaq aktivisti, Eroll Bilibani i cili e provoi ndjenjën për të hekurosur tha se ndihet mirë që e provoi ndjenjën e punëve që kryejnë gratë posaçërisht në verë.
Bilibani: Ndjenjë e mirë të hekurosësh
“Ndjenjë e mirë pak e nxehtë tash po ta jep edhe atë ndjenjën se si është kjo puna e përditshme e grave të cilën e kryen posaçërisht në kohën e verës por unë hekurosi ashtu se ashtu kohë pas kohe kështu që definitivisht që po”, tha ai.
Bilibani më tej tha se feminizmi nuk nënkupton të drejtën e një gjinie por për një shoqëri të barabartë ndërmjet gjinive.