Keni shtuar në peshë? Nuk e ka fajin vetëm sheqeri
Konsumi pa kriter i mishit ndikon në peshën trupore.
Sipas shkencëtarëve të Universitetit të Adelaide, yndyrnat dhe karbohidratet na sigurojnë mjaftueshëm energji, për kërkesat e trupit dhe përthithen më shpejt se proteinat.
Kjo do të thotë se energjia e akumuluar tek mishi, përdoret më vonë apo kur kemi teprica depozitohet si yndyrë në trupin tonë.
Studenti Wenpeng You, i universitetit të Adelaide ka ekzaminuar ndikimin e sheqerit dhe mishit në njerëz obez në 170 vende, dhe ka gjetur një lidhje të fortë mes të dyjave.
Duke llogaritur dhe ndryshimet mes vendeve, përfshi nivelin e urbanizimit, aktivitetin fizik dhe kaloritë që merren, studimi gjeti se mishi është përgjegjës për 13 % të obezitetit, i njëjti nivel që ka sheqeri.
“Na pëlqen apo jo, yndyrnat dhe karbohidratet në dietat moderne na mjaftojnë për të na dhënë energji për nevojat ditore. Por për shkak se proteinat e mishit treten më ngadalë se yndyrnat dhe karbohidratet, do të thotë se energjia që marrim prej tyre shtohet dhe konvertohet më pas në dhjamin e trupit”, thotë You.
Konsumi pa kriter i mishit ndikon në peshën trupore. Sipas shkencëtarëve të Universitetit të Adelaide, yndyrnat dhe karbohidratet na sigurojnë mjaftueshëm energji, për kërkesat e trupit dhe përthithen më shpejt se proteinat. Kjo do të thotë se energjia e akumuluar tek mishi, përdoret më vonë apo kur kemi teprica depozitohet si yndyrë në trupin tonë.