Kimioterapia e përkeqëson kancerin, paralajmërojnë shkencëtarët

Kimioterapia e përkeqëson kancerin, paralajmërojnë shkencëtarët

Një studim i fundit ka dalë në konkluzionin se kimioterapia mund të shkaktojë përhapjen e kancerit dhe të bëhet më vdekjeprurëse.

Trajtimi konsiderohet shpesh si alternativa e parë për pacientët e kancerit të gjirit për të tkurrur tumoret dhe madje ta godasë sëmundjen krejtësisht.

Megjithatë, shkencëtarët në Kolegjin Albert Einstein të Mjekësisë të Nju Jorkut kanë gjetur dëshmi se kjo është vetëm një zgjidhje afatshkurtër.

Hulumtimet e tyre sugjerojnë se ndonëse kimioterapia tkurr tumoret, një tjetër port hapet për tumoret, i cili shpërndahet në gjak, duke e bërë më të shpejtë rritjen e tij dhe gjithashtu është edhe më i fortë.

Pa trajtimi me kimioterapi, kanceri bëhet tepër i vështirë për t’u trajtuar – shpesh fatal – sapo të përhapet në organe të tjera; pastaj klasifikohet si Faza 4.

Autori kryesor i këtij studimi, Dr George Karagiannis thotë se gjetjet e botuara të mërkurën, nuk duhet t’i pengojnë pacientët të kërkojnë trajtim, por sugjeron që krijohet një mënyrë për të monitoruar më mirë lëvizjen e tumorit tek pacientët që i nënshtrohen kimioterapisë. /Shqip

Shpërndaje në: