Mësohet se sa kuajfuqi do t’i ketë Mercedes-AMG GT4 (Foto)
Në shtator të vitit të ardhshëm Mercedes-Benz do të lansojë super modelin AMG GT4.
Mercedes-AMG GT4 pritet të jetë rival kryesor i Porsche Panamera. GT4 do të vijë me motor 4.0 litërsh V8 tuin-turbo me kapacitet prej mbi 600 kuajfuqi.
Por, jo vetëm kaq. Në ofertë do të jetë edhe versioni hibrid i frymëzuar nga Formula 1.
Modeli hibrid do të ketë motor 4.0 litërsh V8 tuin-turbo dhe motorin eleketrik, ndërsa kapacitetin e fuqisë së kombinuar do ta ketë prej 805 kuajfuqi, gjë që i mundëson që shpejtësinë nga 0 në 100 km/orë ta arrijë për më pak se tre sekonda.
Po ashtu, do të vijë me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat dhe ky version [hibrid] do të jetë në dispozicion në vitin 2019.
Të krahasojmë, Porsche Panamera Turbo S E-Hybrid është me kapacitet prej 671 kuajfuqi dhe shpejtësinë deri në 100 km/h e arrin për 3,4 sekonda.
Mercedes-AMG GT4 pritet të vijë me karakteristika të hatashme, ndërsa premiera e tij do të mbahet vitin e ardhshëm.