Çfarë duhet të dimë për mirëmbajtjen e gomave gjatë verës
Shikimi dhe verifikimi i pneumatikëve është me rëndësi të madhe gjatë verës, pasi që nxehtësia e madhe dhe rruga me plot vetura paraqesin rëndesë shtesë.
Goodyear ka përgatitur disa këshilla të dobishme, të cilat do t’ju ndihmojnë që gomat në veturën tuaj të jenë në formën më të mirë dhe rrugëtimi juaj të jetë i sigurt, komfort dhe i këndshëm.
Gomave duhet kushtuar rëndësi të madhe në rrugë të nxehta dhe rrugëtimet e gjata janë ngarkesë shtesë për automobilin.
Para se të niseni në rrugë, duhet të verifikoni se në çfarë gjendjeje janë gomat dhe cili është presioni tek ato, si në ato që janë të montuara në automjet, po ashtu edhe në gomën rezervë.
Me goma përkatëse mund të shpenzoni më pak karburante dhe kohëzgjatje maksimale të gomave, do të menaxhoni më lehtë automjetin, frenimi do të jetë më i sigurt dhe vozitja do të jetë më komfore dhe më e sigurt.
Ekspertët e Goodyear këshillojnë që gjatë kontrollit të shtypjes së duhur të gomave duhet të respektoni rekomandimet e prodhuesit të automjetit në etiketë ose në pllakën, e cila ndodhet në afërsi të derës së vozitësit, në mbyllësin e rezervuarit ose në udhëzuesin për përdorimin e automjetit.
Pasi që automjeti me udhëtarë dhe valixhe është më i ngarkuar se sa zakonisht, presioni në goma duhet të jetë më i lartë.
Verifikoni të paktën një herë në muaj shtypjen në goma kur ato janë të ftohta dhe gjithsesi duhet ta verifikoni para nisjes për rrugë të gjatë, duke ia përshtatur peshës së ngarkuar në automjet.
Mos harroni të verifikoni edhe shtypjen në gomën rezervë, nëse e keni.
Kur goma është pak e pompuar, pjesa më e madhe e sipërfaqes së saj është në kontakt me rrugën dhe me këtë rritet rezistenca dhe zvogëlohet shpenzimi ekonomik i karburanteve.
Nëse goma është tepër e pompuar, atëherë në kontakt me rrugën është pjesa më e vogël e sipërfaqes së saj. Kjo mund t’i shkaktojë vozitësit probleme gjatë vozitjes dhe me rastin e frenimit. Goma me pompim të lartë mund të bëhet i ndjeshëm, pasi që gropat dhe gjërat e huaja në rrugë mund ta dëmtojnë. Nëse hetoni se presioni në gomë është tepër i lartë, atëherë mos e zëvendësoni gomën derisa ajo të jetë e nxehtë.