Shtyhet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve, tetë ankesa në Supreme
Tashmë ka përfunduar afati i dorëzimit të ankesave për kandidatët për deputetë apo subjektet politike në Gjykatën Supreme, shkruan Periskopi.
Deri në orën 14:00, janë dorëzuar tetë ankesa, gjë që ka ndikuar në shtyrjen e certifikimit të rezultatit zgjedhor.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve certifikimi do të jetë i mundur pasi të bëhet rinumërimi i kutive për të cilat PZAP-i ka vendosur dhe pas vendimit të Gjykatës Supreme në lidhje me ankesat që janë bërë nga kandidatë për deputetë apo nga partitë politike që ishin garuese në këto zgjedhje.
Nga zgjedhjet e 11 qershorit mbetet të bëhet certifikimi rezultateve në mënyrë që të fillojë edhe konstituimi i institucioneve udhëheqëse në vend.