Zbulohet planet i ri në afërsi të Diellit
Shkencëtarët janë afër zbulimit të jetës jashtë tokës. Ekipi ndërkombëtar prej 31 shkencëtarëve ka bërë një zbulim të pabesueshëm.
Ata kanë gjetur planet i cili ka veçori të ngjashme me ato të tokës dhe me këtë kanë bërë hap të madh për gjetje të jetës në universin jashtë planetit tonë.
Planeti i njohur si Proksima B u hap mundësi shkencëtarëve që të hulumtojnë nëse atje ka atmosferë dhe ujë, që janë të domosdoshme për jetë.
“Është i madh sikur planeti Tokë, më saktë për nuancë të vogël gjegjësisht është 1,3 më e madhe se toka. Qarkullon rreth një yllit që është i ngjashëm me diellin. Është plane që ka masën e njëjtë sikur të tokës dhe është në distancë të njëjtë me yllin që ngjan me diellin. Na lejon të mendojmë se ka mundësi atje të ketë ujë në formë të lëngshme”, tha Klaudio Melo, astronom.
Planeti gjendet katër vite drite nga toka. Ai është më së afërti prej 3500 planetëve që janë zbuluar në sistemin diellor prej vitit 1995-të deri më tani.
Para se të zbulohet Proksima B, ylli më i afërt me diellin ishte Volk 1061 që ka qenë larg tokës 14 vite drite.