Mercedesi i 60 mijë dollarëve rrotullohet pas 6 sekondash vozitje testimi

Mercedesi i 60 mijë dollarëve rrotullohet pas 6 sekondash vozitje testimi

 

Vozitja provuese e Mercedesit të ri GLE 350 para një salloni automobilash në SHBA ka përfunduar pas gjithsej disa sekondash me rrokullisjen e automjetit testues dhe me dëmtim të pesë veturave të parkuara.

Blerjes së çdo automjeti të ri i paraprin studimi i karakteristikave dhe i pajisjeve të automjetit e pas zgjidhjes së modelit vendimtar është testimi i vozitjes, transmeton Koha.net. Kështu kishte pandehur edhe një grua nga Arlingtoni, nga shteti amerikan Virxhinia, e cila kishte pasur ndër mend që automjetin e vet të vjetër SUV ta zëvendësonte me Mercedesin e ri GLE.

Ajo u ul në automobil para sallonit vendor të Mercedesit në Balston dhe vetëm pas gjashtë sekondash shkaktoi karambol – ia doli ta rrokullisë veturën e vlefshme 60 mijë dollarë mu në parking dhe me këtë rast të dëmtonte edhe pesë vetura përfshirë dhe SUV-in e vet.

Në aksident nuk u lëndua askush rëndë, e njërin nga të punësuarit në sallon e kontrolluan punëtorët e Urgjencës në e kishte të lënduar shpinën.

Polica që doli në vendin e ngjarjes tha se aksidenti me siguri ndodhi për shkak se gruaja në vend të papuçes së frerit e ka shkelur atë të gazit.

 

 

Shpërndaje në: