Debutimi i iPhone 8 do të shtyhet për dy muaj?
Sipas shumë raporteve të lëshuara gjatë muajve të fundit thuhet se iPhone 8 do të shtyhet. Disa thonë se me gjithë vonesën e debutimit në treg, iPhone 8 do të sjell vetëm disa ndryshime të vogla në krahasim me paraardhësin e tij. Por raportet e reja sugjerojnë se Apple mund ta shtyjë lansimin e iPhone 8 deri në dy muaj, gjë që pritet të ndikojë në shitjet e telefonit më të famshëm në botë për momentin.
Sipas Digitimes thuhet se Apple është duke hasur në disa probleme me ekranin e saj OLED, të cilin do ta lëshojë në iPhone 8. Burime të njëjta të lajmit thonë se fabrikat që e bëjnë prodhimin e iPhone, përkatësisht Foxconn, Pegatron, dhe Wistron janë duke punësuar më shumë njerëz në mënyrë që të arrijnë të krijojnë sasinë e re të nevojshme për iPhone.
Rivali i Apple, Samsung me sa duket po ka probleme të krijojë sasi të mjaftueshme të ekraneve që ka kërkuar Apple, por megjithatë pritet që Apple të ketë prej 3 deri në 4 milionë iPhone të gatshëm për shtator, ndërsa kërkesa e Apple është që të ketë 50 deri në 60 milionë njësi të këtyre ekraneve, ose numër të njëjtë me telefonat që do të shesë në treg.