Google nuk do të skanojë më Gmail-in për të krijuar reklama të personalizuara

Google nuk do të skanojë më Gmail-in për të krijuar reklama të personalizuara

Google tha se nuk do të skanojë më postat elektronike Gmail të përdoruesve për të krijuar reklama të personalizuara duke filluar nga ky vit.

Vendimi u bë i ditur përmes një postimi në blog nga shefja e kompjuterikës cloud Diane Greene e cila ju bashkua kompanisë në 2015-ën dhe është përgjegjëse për rritjen e shpejtë të këtij biznesi të Google.

Praktikat e Google të skanimit të e-mail-eve hyrëse dhe dalëse të përdoruesve falas të Gmail është kritikuar ashpër nga frika e cënimit të privatësisë.

Me biznesn G Suite Google nuk e bënte diçka të tillë dhe vitin e kaluar numri i sipërmarrjeve që përdorin shërbimin ëshë rritur në më shumë se 3 milion kompani.

Gmail ka mbi 1.2 miliard përdorues në mbarë botën. /PCWorld Albanian

Shpërndaje në: