Kujdes nga vapa, ja mënyrat se si të mbroheni

Kujdes nga vapa, ja mënyrat se si të mbroheni

Temperatura këto ditë ka filluar të ngritet dhe me paraqitjen e vapës, shfaqen rastet e problemeve shëndetësore.

Sidomos, personat të cilët vuajnë nga sëmundje të zemrës, duhet të bëjnë kujdes gjatë ditëve të nxehta.

Ekzistojnë disa metoda se si të qëndroni të shëndetshëm dhe të hidratuar gjatë verës.

Pini shumë ujë. Kjo ju siguron që të qëndroni të hidratuar dhe të mbani shëndetin në formë, transmeton Indeksonline.

Hani shumë pemë dhe perime si dhe pini supë. Këto ushqime ju sigurojnë që të ngopeni.

Shmangi ushqimet me shumë yndyrë dhe ushqimet e shpejta.

Mos qëndroni shumë në diell. Mes 5 orës 12:00 dhe 15:00 është koha kur vapa shënon kulmin e saj andaj përpiquni të mos qëndroni jashtë në këtë kohë.

Kujdesuni për lëkurën. Rrezet e forta të diellit janë të dëmshme për lëkurën dhe vendosni kremë për mbrojtje nga rrezet e diellit sa herë që frekuentoni ambiente të hapura./Indeksonline/

Shpërndaje në: