Ferrari 3.9 litërsh V8 , fiton çmimin “Motori i Vitit”
Për të dytin vit radhazi, Ferrari ka fituar çmimin ndërkombëtarë ‘Motori i Vitit’.
F154CB 3902cc tuin-turbo V8 me 688 kuajfuqi, është motori i modeleve Ferrari 488 GTD dhe Spider, i cili mori çmimin e madh të vitit, transmeton Indeksonline.
Gjyqtarët vlerësuan aftësine e F145CB, si balancim i inovacionit teknologjik me karakterin dhe eksitimin e shkollës së tjetër, duke vazhduar trashëgiminë e Ferrarit.
“Disa motorë thjesht lëvizin makina, të tjerë si kjo, arrijnë të ndërtojnë emocione” tha gjyqtari Sergio Oliviera de Melo.
Ferrari mposhti një grup të talentuar dhe të larmishëm të rivalëve, duke përfshirë Porsche 3-litërsh flat-6-turbo dhe Audi 2.5 litërsh me 5 cilinda i modeleve RS3 dhe TT RS.