Mercedes ndërton fabrikë në Rusi
Kompania Daimler, në pronësi të të cilës gjendet brendi Mercedes, ka nisur ndërtimin e fabrikës për prodhim në vlerë 250 milionë euro, në të cilën do të punësohen 1.000 punonjës.
Vendosja e gurthemelit është bërë në afërsi të Moskës, me çka edhe u shënua nisja e punimeve në fabrikën “Moskovja”, ndërsa i gjithë kompleksi do të ngritët në sipërfaqe prej rreth 85 hektarë, transmeton KosovaPress.
Investimet e prodhuesit gjermane të automobilave do të jetë katër miliardë euro, ndërsa automjetet e para do të prodhohen në vitin 2019.
Në këtë fabrikë do të prodhohen modelet Mercedes E, GLC, GLE dhe GLS. Të gjitha automjetet janë të dedikuara për tregun rus.