Mos i hudhni kurrë farat e shalqirit, shërojnë këto sëmundje
Farat e ziera të shalqirit janë shtesë e shëndetshme në ushqim. Efekti i tyre dallohet në pjesët më të rëndësishme në trup. Ja disa nga vetitë e farave të ziera të shalqirit
Përmirësojnë tretjen
Këto fara janë të pasura me fibra, kështu që janë ideale për të gjithë ata që vuajnë nga kapsllëku. Kështu, veprojnë mirë si nga brenda po ashtu edhe për jashtë, shërojnë komplikimet që i hasim në banjë.
Pastrojnë veshkat
Shalqiri është një diuretik i hatashëm. Shkaku i kësaj, do t’i pastroni veshkat. Kjo ndodh pasi eliminoni pjesën më të madhe të substancave të dëmshme në veshka. Mos harroni se veshkat kanë funksione të rëndësishme për tretjen. Veshkat i pastroni përmes urinës.
I japin energji trupit
Farat e shalqirit kanë vlerë të lartë ushqyese. Kjo është një nga arsyet pse rekomandohen gjatë verës, pasi energjia bie si pasojë e nxehtësisë.
Përkujdesen për zemër
Këtu ndërhyn përbërësi argjininë. Ky është një aminoacid që rregullon shtypjen e gjakut. Për më shumë, zgjeron arteriet, që lejon qarkullimin e lirë të gjakut, duke parandaluar sulmin në zemër dhe në tru.
Janë antidepresantë natyralë
Lëngu i përgatitur nga farat e shalqirit është i pasur me vitamina të grupit B. Kështu e sintetizojnë serotoninën, hormonin e lumturisë.