Ndarja po aq e rrezikshme sa sulmi në zemër
Duke e vuajtur ndarjen mund të ketë më shumë dëmtim të shëndetit po aq sa një atak i zemrës kanë ardhur në përfundim studimet më të fundit.
Rreth 3000 persona në vit vuajnë nga simptoma “thyerja e zemrës”, të cilën më së shumti e vuajnë gjinia femërore.
Hormonet e brendshme të cilat janë të shkaktuara nga stresi emocional, siç është vdekja e më të dashurit, divorci, momente të këqija romantike, mund ta dëmtojnë muskulin e zemrës, gjithmonë duke iu referuar studimeve, shkruan Dailymail.
Në raste ekstreme, viktima vdes nga kushtet emocionale, të cilat ndonjëherë mund të jenë edhe po aq pozitive sa fitorja e një llotarie.
Deri tani është menduar se zemra mund të shërohet, por sipas rezultateve të publikuara muskuli i zemrës i cili dëmtohet njëherë, më nuk shërohet.
Kjo shpjegon pse njerëzit të cilët janë të lënduar emocionalisht, janë në të njëjtën gjendje si personat të cilët kanë përjetuar sulm në zemër.