Çfarë i ndodhë trupit nëse nuk qëndroni mjaftueshëm nën rrezet e diellit

Çfarë i ndodhë trupit nëse nuk qëndroni mjaftueshëm nën rrezet e diellit

Kujt nuk i pëlqen një ditë pushimi në shtëpi? Imagjinoni të shtriheni në krevat, të keni pranë vetes pijet dhe ushqimet e preferuara, ndërkohë që në televizion shfaqet seriali juaj i preferuar.

Kjo është ndoshta mënyra më e zakonshme se si njerëzit e shpenzojnë një ditë pushimi, por nuk bën të ‘frikësoheni’ nga dalja jashtë sepse vërtet që është gjë e mirë për shëndetin tuaj.

Siç shpjegon Life Noggin në videon e mëposhtme, ajri i freskët dhe rrezet e diellit ju furnizojnë me një dozë të mirë të vitaminës D.

Përderisa shumica e vitaminave mund të fitohen nga ushqimi dhe pijet, vitamina D absorbohet nga lëkura juaj përmes rrezeve të diellit.

Pra, nëse nuk qëndroni mjaftueshëm nën rreze të diellit, ju do të keni mungesë të këtyre nutrientëve.

Duhet të keni parasysh se vitamina D i mban eshtrat të fortë dhe mund t’ju ndihmojë ta luftoni diabetin dhe sëmundjet kardiovaskulare. /Telegrafi/

Shpërndaje në: