Rrjeti social “Twitter” ndryshon pamje
Rrjeti social “Twitter” ka publikuar pamjen e saj më të re të platformës. “Më i lehtë, i shpejtë dhe lehtësisht i përdorshëm”, janë fjalë e përshtatshme për të përshkruar këtë imazh të ri.
Drejtuesit e këtij rrjeti social kanë bërë të ditur se mes risive kryesore është menuja e re e lundrimit, dhe më pak skeda në pjesën e poshtme të aplikacionit.
Ndërsa fotoja e profilit bëhet e rrumbullakët dhe shigjeta që tregon përgjigjen ndaj një postimi kthehet me një re komenti.
Ndërkohë të tjera risi janë edhe tipografia e titullit, profili, llogaritë shtesë, rregullimet dhe privatësia do të jenë në një vend të vetëm “për të krijuar më pak konfuzion dhe për ta bërë më të lehtë lundrimin.
Gjithnjë në të mirë të pajiseve “Apple”, linqet e artikujve do të happen në Safari, “për të hyrë sa më lehtësisht tek llogaritë në faqet e internetit që janë lidhur tashëm”.
Dhe në fund postimet, tani përditësohen në moment me përgjigjet, ripostimet dhe pëlqimet në mënyrë që të shohësh drejt për drejtë bisedën që po ndodh.