Një lajm i keq për gjumashët
Njerëzit flenë nga një deri në dy orë më pak, sesa 50 vite më parë, si rezultat i vrullit të jetës dhe teknologjisë moderne.
Kështu tregojnë studimet e vitit 2014 të realizuara nga një varg universitetesh, si ai i Oxford, Cambridge, Harvard, Manchester dhe Surrey. Studimet po ashtu tregojnë se kjo dukuri shkakton “probleme serioze shëndetësore”
Njeriu mesatarisht duhet të flejë shtatë orë në ditë, derisa dukuria e fjetjes më pak se kaq është edhe më e shpeshtë te të rinjtë.
Sipas mjeku.net, mungesa e gjumit shton rrezikun për zhvillim të kancerit, sëmundje të zemrës, tipin 2 të diabetit, infeksione dhe obezitet. Të jetosh jashtë ritmit të trupit mund të ndikojë edhe në humorin, fortësinë fizike dhe të shtojë rrezikun për sulm në zemër.
Ata thonë se teknologjia moderne dhe të jetuarit në një shoqëri aktive 24-orëshe kanë bërë që njerëzit të “jetojnë kundër” orës së tyre biologjike, që është përgjegjëse për ndryshimet e mëdha në organizmin njerëzor.