Tërhiqet përkohësisht shefi i Uber
Shefi ekzekutiv i Uber, Travis Kalanick, do të largohet përkohësisht nga kreu i kompanisë pas një sërë skandalesh që kanë ndikuar radikalisht në kulturën garuese të saj.
Kalanic i tha stafit të tij të martën që do të merrte kohë pushim, në kohën kur Uber ka publikuar rezultatet e një hetimi të gjatë brenda kompanisë, pasi që u ballafaqua me një eksod menaxherësh dhe supozimesh për sjellje të keqe.
Shefi 40 vjeçar i Uber, që së fundi humbi nënën e tij në një aksident me barkë, nuk tregoi se për sa kohë do të largohej nga ky post.
“Më duhet të marr pak pushim, që ta vajtoj nënën time që e varrosa të premten, që të persiat, të punoj me veten, të fokusohem në ndërtimin e një skuadre udhëheqëse të klasit botëror”, iu tha ai punëtorëve të tij.
“Përgjegjësia themelore, se ku kemi arritur dhe se si kemi ardhur deri këtu, pushon mbi supet e mia”.