Kushtet për një lëkurë të gjallë
Të mos pihet duhani, të ushqehemi në mënyrën e duhur, të bëjmë stërvitje, dhe të flemë mjaftueshëm, ushqimi i duhur ndihmon për të kontrolluar plakjen e lëkurës dhe për të parandaluar rrudhat. Këto janë disa këshilla për një lëkurë të shëndetshme dhe të mirë.
Mëngjesi
Mëngjesi është një burim i energjisë për trupin, por edhe një përqendrim i substancave të dobishme për qëndrueshmërinë e lëkurës: vitamina, enzima, acide yndyrore të pangopura, aktivë antioksidantë, janë në mesin e përbërësve kryesorë të recetave të bukurisë .
Kafja
Kafja rrit shpejtësinë e fluksit të gjakut, për shkak të përbërësit të saj kryesor, kafeinës. Por nga kafeina përfitojnë edhe ata që vuajnë nga celuliti, sepse ajo përshpejton thithjen e yndyrës.
Frutat
Ajo është quajtur themelore: Manaferrat, pjepri dhe mango përmbajnë vitaminë A. Vitaminat A dhe C, të cilat janë ideale për lëkurën karakterizojnë boronicën. Sa për mollën, fruta që frymëzoi thënien e famshme “Një mollë në ditë mban mjekun larg”, është e pasur me vitamina A dhe C, si dhe kripëra minerale.
Mjalti
I pasur me sheqer diabetik natyror dhe me vitamina, aminoacide, minerale: mjalti i jep një shije të veçantë mëngjesit dhe gjithashtu e bën atë tërheqës.