Shkenctarët kanë zbuluar ilaçin që ju bën lëkurën e errët pa dalë në diell fare
Shkenctarët kanë zbuluar një ilaç të ri i cili do të ju bëj lëkurën më të errët duke mos dalë në diell fare.
Thuhet se një person në 1 orë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vdes nga sëmundja e melanomas e cila shkaktohet nga ekspozimi i tepërt në diell. Shkenctarët nga Spitali i Massachusetts kanë krijuar një ilaç i cili stimulon prodhimin e melaninës, një substancë e cila e ndihmon lëkurën të prodhojë qeliza të errëta dhe e mbron atë nga rrezet ultra violet të diellit.
“Qëllimi ynë kryesorë është që me anë të këtij ilaçi të mbrojmë lëkurën e njerëzve që kanë dëshirë të ekspozohen në diell”, thotë Dr David Fisher.
Përdorimi i këtij ilaçi bëhet duke e lyer lëkurën me të, pra është në formë të kremës./Periskopi/