Përforcohet Golf GTI Clubsport
Kompania e cila merret me modifikimin e veturave, ABT Sportsline, deri më tani ka modifikuar vetura të ndryshme, ndërsa tani ia ka vënë syrin edhe modelit të Volkswagenit, Golf GTI Clubsport i cili fabrikisht është me kapacitet prej 265 kuajfuqi.
ABT Sportsline për këtë model ofron paketën për përforcimin e motorit të tij 2.0-litër Turbo në 340 kuajfuqi, transmeton Koha.net.
Përveç paketës për përforcimin e motorit, kjo kompani ofron edhe disa sete të ndryshme të rrotave prej alumini, me diametër prej 18, 19 apo 20-inç, si dhe amortizatorët e modifikuar dhe sistemin më të fortë të frenimit.
© KOHA