Si të parandalohet rritja e qimeve nën lëkurë në zonën e bikinit
Kur poret janë të bllokuara, qimet e kanë të pamundur të dalin në sipërfaqe të lëkurës e në këtë mënyrë marrin një drejtim tjetër e rriten horizontalisht.
Pasi rrënja e qimes inflamohet, në lëkurë fillojnë të shfaqen puçrra të vogla të kuqe e të dhimbshme.
Kjo gjë kërkon mjaft kohë të kalojë vetë, ndërsa më poshtë kemi disa metoda natyrale sesi të stimuloni daljen e qimeve në mënyrë që t’i hiqni sa më thjeshtë.
- Aspirin Sipas një artikulli të botuar në skinVERSE, aspirina e grimcuar mund të trajtojë në mënyrë efektive qimet e rritura nën lëkurë. Acidi salicil jo vetëm që redukton inflamimin dhe shëron zonën e infektuar, por edhe pastron lëkurën nga qelizat e vdekura. Shtypni 3-4 aspirina dhe përziejini me pak ujë sa të formoni një paste. Aplikojeni si maskë në lëkurë dhe masazhojeni lehtë me lëvizje rrethore.
- Kripë Kripa vepron jo vetëm si një eksfoliant që pastron lëkurën, por gjithashtu nxit qarkullimin e gjakut në mënyrë që poret të hapen. Gjithçka që duhet të bëni është përzierja e ½ lugë gjelle kripë me një gotë uji. Përdorni një top pambuku për të aplikuar drejtpërdrejt këtë përzierje në lëkurë. Të njëjtën gjë mund ta bëni dhe me sheqer e mjaltë.
- Kompresat e ngrohta Një copë e lagur me ujë të ngrohtë jo vetëm që do të hapë poret, por do të bëjë edhe më të lehtë depilimin e qimeve.