Problemet që shkaktojnë mungesën e dëshirës për seks

Problemet që shkaktojnë mungesën e dëshirës për seks

Stresi

Disa njerëz bëjnë shumë gjëra mirë edhe nëse janë në stres. Të jesh seksi nuk është njera nga ato gjëra. Stresi në punë, në shtëpi ose në lidhje mund të jetë diçka e zakonshme tek secili.

Problemet me partnertin

Problemet me partnerin janë ndër top vrasësit e libidos. Për femra është e rëndësishme ndjenja e afërsisë dhe kjo e rrit epshin.

Të dy sekset duhet të kenë kujdes nga zënkat, komunikimi I dobët, ndjenjat e tradhtisë ose problemet me besim. Nëse ju duket e vështirë të ktheheni në gjendjen normal duhet të konsultoheni me një psikolog për çifte.

Alkooli

Një pije mund të ju bëjë të ndiheni më të hapur ndaj seksit, por shumë alkohol mund ta mpijë ndjenjën tuaj për seks. Duke qenë ju mund edhe ta shuani epshin tek partneri.

Nëse keni problem të pini më pak alkohol, kërkoni ndihmë.

Gjumë i pamjaftueshëm

Nëse dëshira juaj për seks është në zhdukje e sipër, mund të jetë që ju nuk flini sa duhet. A bini në gjumë vonë dhe zgjoheni herët?

A keni probleme gjumi si vështirësia për të fjetur apo për të qenë në gjumë? Çdo gjë që përzihet me një gjumë të rehatshëm ndikon edhe në seks. Rregulloni shprehitë tuaja të gjumit dhe nëse nuk mund t’i bëni zgjidhje vetes konsultohuni me një mjek.

Medikamentet e ndryshme

Disa medikamente e ulin dëshirën për seks, si:

Antidepresantët

Medikamentet për shtypje të gjakut

Kontraceptimi oral

Kimioterapia

Medikamentet kundër HIV-it

Ndryshimi i recetës për këto medikamente mund të ketë efekt pozitiv. Konsultoni mjekun tuaj për këtë.

Obeziteti

Nëse ju jeni mbipeshë ose obezë, shpeshherë dëshira për seks shuhet. Mund të jetë që ju uk e shijoni seksin, nuk mund të bëni atë që doni, ose keni probleme me vetbesim.

Duke punuar në atë se si ndiheni ndaj vetës mund të bëjë një diferncë të madhe.

Niveli i ulët i hormonit të testosteronit

Hormoni “T” apo ndryshe i njohur si testosterone, është burim i lipidos dhe epshit. Duke u plakut, tek meshkujt zbret niveli i këtij hormoni, jo të gjithë e humbin dëshirën për seks, por disa e humbin.

Shumë gjëra të tjera, duke filluar nga lidhjet , pasha e gjëra të tjera, ndikojnë në dëshirën e mashkullit për seks. /Gazeta Shneta

Shpërndaje në: