Kosova prezantohet në marketin e festivalit të filmit të animuar në Francë
Qëllimi i këtij përfaqësimi është që të promovohet animacioni kosovar ndërkombëtarisht dhe rrjetëzimi i film bërësve Kosovar me industrinë e animacionit, përcjell KultPlus.
Me bashkëpunimin e Anibar, Ministrisë së Kulturës, Rinisë, dhe Sportit, dhe Qendrës Kinematografike të Kosovës, për herë të parë shteti i Kosovës do të prezantohet në Annecy International Animation Festival që është festivali më i madh ndërkombëtar i filmit të animuar në Evropë dhe që mbahet në Annecy të Francës.
Qëllimi i këtij përfaqësimi është që të promovohet animacioni kosovar ndërkombëtarisht dhe rrjetëzimi i film bërësve Kosovar me industrinë e animacionit. Shtandi në marketin e festivalit do të jetë aktiv nga 13 deri me 16 qershor gjatë së cilave data do të promovohen animatorët e pavarur kosovar, studiot e animimit, dhe festivali i filmit të animuar në Kosovë, Anibar.