Trashëgimia ekspozohet nëpërmes imazheve
Në Muzeun e Kosovës sot është hapur ekspozita “Trashëgimia përmes imazheve”, nga studentët e Departamentit Etnologji dhe Antropologji Kulturore.
Hapjen e kësaj ekspozitë e ka bërë dekani i Fakultetit Filozofik Bujar Dugolli i cili tha se secila fotografi e paraqitur në këtë ekspozitë ka një histori në vete.
Drejtori i Muzeut të Kosovës, Skender Boshtrakaj, tha se këto ekspozita po e shndërrojnë Muzeun në një laborator të historisë së vendit. Ekspozita do të jetë e hapur 3 ditë./B.Ibishi/