Si të bëjmë një gjumë të mirë?

Si të bëjmë një gjumë të mirë?

Shumë njerëz e kanë problem fjetjen dhe nganjëherë e kanë të vështirë të bien në gjumë për shkaqe të ndryshme.  Ja disa këshilla në vijim, të mbledhura nga burime të ndryshme që mund t’ju ndihmojnë të bëni një gjumë më të mirë.

Shtratin përdor vetëm për të fjetur dhe për…, e jo për të lexuar, punuar, shikuar TV, ngrënë apo për të bërë telefonata.

Nëse je i shtrirë dhe po filloni të frikoheni se nuk do të mund të flini, provo disa prej këtyre teknikave: Numëro dele apo numëro nga prapa prej 100 për të ndaluar vetën së menduari për problemet e së djeshmes apo të nesërmes; merr frymë thellë për ca kohë ose imagjino një vend të qetë.

Nëse nuk mundeni të flini i shtrirë për 30 minuta apo më shumë, ngrihu nga shtrati për pak kohë. Çka duhet të bëni është të lexoni diçka të mërzitshme.

Para gjumit shmang duhanin dhe pijet si kafeneja… jo vetëm kafeja por edhe pijet tjera si coca cola dhe shoqet e saj e biles edhe çaji.

Shmang alkoolin pak para se të bini për të fjetur – një gotë e vogël ndoshta të trullos mendjen aq sa për të vënë në gjumë por një gjumë i tillë mund të ndërpritet nga periudha zgjimi.

Bli një dyshek të fortë dhe mbaj dhomën mirë të ventiluar. Mundohu të gjesh temperaturën që u përshtatet.

Ju gjithashtu mund të provoni këto: një dush të ngrohtë, një gotë qumësht të ngrohtë, meze të lehtë, masazh apo muzikë të lehtë qetësuese që në fund fiket automatikisht.

Shpërndaje në: