Si të qetësojmë dhimbjet e veshit
Është normale që në momente të caktuara të kemi probleme me dëgjimin, të cilat ndikojnë në cilësinë e jetës.
Humbja e dëgjimit, nëse nuk trajtohet, mund të shkaktojë vështirësi në komunikim dhe mund të çojë në izolim, depresion, si dhe, në disa raste, humbje të aftësive njohëse.
Ka disa trajtime parandaluese që mund t’ju ndihmojnë në këtë rast.
-Vaj dhe hudhër
Receta e mëposhtme mund t’ju ndihmojë për të përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme dëgjimin. Shtoni në një enë dy lugë gjelle vaj ulliri dhe dy thelpinj hudhër, lërini të skuqen me njëri-tjetrin dhe pasi të jetë ftohur filtroni vajin dhe hidhni tri pika për secilin vesh. Më pas mbulojeni veshin me një copë pambuku. Kini parasysh të rrini shtrirë derisa veshi të thithë plotësisht vajin.