Flasin mjekët; Këto janë tre rastet kur femrat nuk duhet të përdorin kurrsesi tanga

Flasin mjekët; Këto janë tre rastet kur femrat nuk duhet të përdorin kurrsesi tanga

Përzgjedhja e të brendshmeve  nuk është aq e lehtë sa mund të mendoni. Përveç ngatërresave të zakonshme që bëni me numrat, i duhet kushtuar një rëndësi shumë e madhe modeleve dhe materialeve të tyre.

Të brendshme janë në kontakt të vazhdueshëm me një prej zonave më delikate të trupit të femrës, zonën gjenitale dhe mund të bëhen mbartëse të infeksioneve dhe problematikave shëndetësore të ndryshme. Living ju risjell në vëmendjen sa shpesh duhet të ndërroni të brendshmet, lexoni duke klikuar këtu.

Tangat, janë ndër të brendshmet më të përdorura nga femrat. Të vogla, praktike, tepër sensuale, tangat janë zgjidhja për fustanet dhe fundet e nGjitura pas trupit, pantallonat e bardhë ose veshjet në ngjyrë mishi.

Por e dini që tangat mund të krijojnë probleme për shëndetin tuaj, p.sh nëse i mbani veshur gjatë tërë ditës pëlhura e hollë që ndan rektumin dhe vaginën. Bakteri fekal escherichia coli mund të zhvendoset lehtësisht nga këto lloj mbathjesh drejt vaginës dhe të krijojë infeksione të bezdisshme. Lexoni edhe gabimet më të shpeshta që bëjnë femrat me të brendshmet. Gjinekologia, Jill Rabin, ju paralajmëron për 3 rastet kur nuk duhet të përdorni tanga:

1.Nëse mbani veshur gjatë gjithë ditës veshjet e palestrës: Veshjet që përdorni për në palestër, si T-shirt dhe streç, janë thuajse të ngjitura aps trupit dhe gjatë kohës që ushtroheni thithin djersë. Nëse mbani veshur gjatë kësaj kohe tangat, shtrëngoni lëkurën dhe nuk e lejoni të marrë frymë, duke çekuilibruar pH-in e zonës intime.

2. Keni vazhdimisht sekrecione urinare: Studimet e ndryshme kanë provuar se dy në pesë gra të moshës 20-60 vjeç kanë vazhdimisht sekrecione urinare. Imagjinoni sikurse dy pika të bien mbi sipërfaqen e  tangave çfarë dëmi mund t’i shktojnë mukozës së vaginës.

3. Jeni shtatzënë: Sipas gjinekologes Jill Rabin ndryshimet hormonale gjatë shtatzënisë ulin veprimtarinë mbrojtëse të sistemit imunitar dhe prekeni lehtësisht nga infeksionet, duke rrezikuar madje edhe jetën e fëmijës. Kështu që zgjidhni më mirë të brendshme pambuku.

Shpërndaje në: