Katër këshilla si ta përmirësoni shëndetin e lëkurës, pa shpenzuar para
Nëse mendoni se pasja e një lëkure rrezatuese dhe të shëndetshme kushton shumë dhe merr kohë të gjatë, atëherë e keni gabim.
Vetëm pak ndryshime në stilin e jetës dhe rutinën ditore sjellin rezultate të dukshme brenda pak ditëve. Pini shumë ujë, konsumoni më shumë pemë e perime, flini 7-8 orë në ditë dhe do t’i shihni efektet mbresëlënëse.
Lëkura, flokët dhe thonjtë e pasqyrojnë atë që hani dhe pini. Nëse merrni frymë në ajër të pastër, pini duhan apo shpenzoni shumë kohë nën rrezet e diellit, atëherë këto direkt ndikojnë në shëndetin tuaj – e veçanërisht atë të lëkurës. Prandaj, para se të konsultoheni me një dermatolog se si tap përmirësoni kualitetin e lëkurës, ndiqni këto këshilla të lehta të cilat.
Shmangni rrezet e diellit
Para se të ekspozoheni direkt në rrezet e diellit, mbulojeni veten mirë dhe aplikoni krema kundër diellit të cilat ju mbrojnë kundër rrezeve të dëmshme UV. Ekspozimi në këto rreze konsiderohet si shkaktari kryesor i çrregullimeve të lëkurës dhe kancerit në lëkurë.
Pastrojeni lëkurën çdo ditë
Pastrojeni fytyrën tri herë në ditë. Gjithashtu duhet t’i hiqni qelizat e vdekura dhe grimin çdo natë para se të flini.
Çdo herë pasi të keni bërë dush, aplikoni krem të fytyrës.
Pini shumë ujë
Pini rreth 8-9 gota ujë çdo ditë për ta mbajtur trupin të hidratuar. Uji jo vetëm që ndihmon në sistem më të mirë të tretjes, por edhe i heq të gjitha toksinat nga trupi.
Veç kësaj, i ulë temperaturat e larta të trupit dhe e pastron gjakun.
Mos konsumoni duhan
Jo vetëm që ndikon në shëndetin e mushkërive, por edhe bën të dukeni më të errët dhe më të pashëndetshëm. Veç kësaj, duhani është ndër shkaktarët kryesorë para plakjes së parakohshme. /Telegrafi/