Një mëngjes plot proteina ju ndihmon të humbisni në peshë

Një mëngjes plot proteina ju ndihmon të humbisni në peshë

Një dietë e lartë në proteina mund t’ju ndihmojë të humbisni në peshë dhe të kontrolloni diabetin e tipit 2, zbulon studimi i ri.

Studimi sugjeron se kur ha një mëngjes të bollshëm që përmban proteina, një drekë mesatare dhe një darkë të vogël mund të ndjeheni të kënaqur përgjatë ditës,  t’ju ndihmojë në humbjen e kalorive dhe të ndalojë rritjen e nivelit të sheqerit në gjak.

Megjithatë shkencëtarët besojnë se lloji i proteinave që konsumojmë në mëngjes është gjithashtu i rëndësishëm.

Skuadra e studiesve të Universitetit të Tel Aviv zbuloi se hirra, një nënprodukt që vjen nga djathi dhe gjendet në shumë bulmete ishte më efektiv në kontrollimin e sheqerit në gjak se sa burime të tjera proteinash si vezët,soja apo peshku ton.

Shpërndaje në: