Konsumoni këto lëngje para gjumit dhe humbni peshë
Në rast se nuk e keni ditur, janë disa lëngje natyrale që na ndihmojnë që të jemi më të hollë dhe për më tepër na bëjnë që të jemi plot energji.
Më poshtë shihni dy lëngje krejtësisht natyrale që ju ndihmojnë që të humbni peshë, transmeton Klan Kosova.
Lëngu me tranguj
Përbërësit:
1 trangull
Një grusht me majdanoz
1 limon
1 lugë gjelle xhenxhefil i grirë
1 lugë gjelle lëng aloe vera
Gjysmë gote ujë
Si ta përgatisni këtë lëng?
Përzieni të gjithë përbërësit dhe konsumojeni këtë pije para se të flini. Mund ta konsumoni këtë pije për një muaj me radhë e më pas të bëni një pauzë. Nëse keni nevojë sërish që të humbni peshë, niseni sërish konsumimin e këtij lëngu.
Lëngu me tranguj dhe lime (limon të gjelbër)
Përbërësit:
1 lime (limon i gjelbër)
2 tranguj
1 portokall i madh
Mjaltë, sipas shijes
Mint, sipas shijes
1 l ujë mineral
Si ta përgatisni këtë lëng?
Vendoseni një trangull në mikser (blender) dhe tjetrin priteni në rrathë. Shtrydheni lëngun nga lime dhe nga portokalli. Përzieni trangujt, lëngun e lime dhe portokallit dhe mjaltin. Shtoni ujin mineral dhe nëse doni, hidhini gjethet e mintit, nëse doni.