Kjo pije gjatë shtatzënisë dyfishon rrezikun e sëmundjeve të zemrës tek fëmija

Kjo pije gjatë shtatzënisë dyfishon rrezikun e sëmundjeve të zemrës tek fëmija

Sipas një studimi kryer së fundmi konsumi i pijeve të gazuara gjatë shtatzënisë dyfishon rrezikun e obezitetit dhe diabetit tip 2 tek fëmija.

Shkencëtarët dolën në përfundimin se grate që pinin të paktën një pije të gazuar në ditë lindin fëmijë që në moshën 7 vjeçare mund të zhvillonin sëmundje jo normale për moshën. Një e treta e fëmijëve obezë mund të vuajnë më vonë dhe nga sëmundjet kardiovaskulare, ndaj pijet me gaz gjatë shtatzënisë nuk lidhen vetëm me shtimin e peshes.

Gratë shtatzëna priren të pine më shumë për shkak të rritjes së vëllimit të lëngjeve amniotike, por ekspertët këshillojnë nënat e reja të konsumojnë ujë dhe lëngje të freskëta. Studimi zbuloi gjithashtu se gratë që konsumonin pijet e gazuara gjatë shtatzënisë prekeshin dhe nga diabeti gestational, një lloj diabeti që zhvillohen vetëm gjatë shtatzënisë.

Pijet e ëmbla gjatë shtatëzanisë mund të çojnë gjithashtu në lindje të parakohshme.Një studim danez në vitin 2010 zbuloi se gratë që pinin një pije të gazuar në ditë ishin 38 përqind më të rrezikuara të lindnin para kohe

Shpërndaje në: