Vetitë shëruese të farave të ziera të shalqirit

Vetitë shëruese të farave të ziera të shalqirit

Nuk e keni ditur, madje para se ta konsumoni shalqirin, fillimisht ju i keni hequr farat. Por kjo është gjëja më e gabuar që keni bërë deri më tani pasi farat e ziera të shalqirit janë shumë të shëndetshme dhe efekti i tyre dallohet në pjesët më të rëndësishme në trup.

Ja disa nga vetitë e farave të ziera të shalqirit

Do përmirësoni tretjen

Këto fara janë të pasura me fibra, kështu që janë ideale për të gjithë ata që vuajnë nga kapsllëku. Kështu, veprojnë mirë si nga brenda po ashtu edhe për jashtë, shërojnë komplikimet që i hasim në banjë.

Ju ndihmon të pastroni veshkat

Shalqiri është një diuretik i hatashëm. Shkaku i kësaj, do t’i pastroni veshkat. Kjo ndodh pasi eliminoni pjesën më të madhe të substancave të dëmshme në veshka. Mos harroni se veshkat kanë funksione të rëndësishme për tretjen. Veshkat i pastroni përmes urinës.

Nuk do keni më nevojë për pije energjike

Farat e shalqirit kanë vlerë të lartë ushqyese. Kjo është një nga arsyet pse rekomandohen gjatë verës, pasi energjia bie si pasojë e nxehtësisë.

Ju ndihmon për zemrën

Këtu ndërhyn përbërësi argjininë. Ky është një aminoacid që rregullon shtypjen e gjakut. Për më shumë, zgjeron arteriet, që lejon qarkullimin e lirë të gjakut, duke parandaluar sulmin në zemër dhe në tru.

Janë antidepresantë natyralë

Lëngu i përgatitur nga farat e shalqirit është i pasur me vitamina të grupit B. Kështu e sintetizojnë serotoninën, hormonin e lumturisë.

 

Shpërndaje në: