Vetura elektrike e Hondas me 1 mijë kuaj fuqi (Foto)
Honda ka planifikuar që të prodhojë veturën koncept me katër motorë elektrik që prodhojnë 1 mijë kuaj fuqi, transmeton koha.net.
Ky koncept është i tërë me fuqi elektrik, ku janë katër motorë të kombinuar me bateri 70kwh nga litiumi, që prodhojnë rreth 1 mijë kuaj fuqi.
Honda do të ketë motor për çdo rrotë, duke e bërë atë me katër rrotat aktive, dhe sipas kompanisë ky koncept është i aftë që shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë ta arrijë për 2.5 sekonda e nga 0 në 200 për 6.2 sekonda.