Pija që zhduk anket nga fytyra
Aknet janë një problem i madh për shumë njerëz dhe veçanërisht adoleshentët. Sipas “Mayo Clinic”, aknet janë një gjendje e lëkurës që shkaktohet kur qelizat mbushen me yndyrna ose nga qelizat e vdekura të lëkurës.
Ka edhe shumë ushqime që shkaktojnë akne. Prandaj këshillohet që të hani produkte të freskëta dhe të pini sa më shumë lëngje të përgatitura vetë. Produktet me veti anti-inflamatore janë shumë të mira për shëndetin e lëkurës.
Edhe kjo pije që do t’ju tregojmë është e pasur me vlera ushqyese dhe që ndihmojnë në trajtimin e akneve.
Përbërësit:
2 portokalle
3 karrota
xhenxhefil
Përgatitja: Hidhini të gjithë përbërësit në një blender, pasi të jeni siguruar që ato janë të freskët.
Ekspertët e bukurisë ju këshillojnë që ta konsumoni këtë pije normalisht, duke e bërë pjesë të përditshmërisë tuaj.