Aston Martin zbulon modelin me të cilin rivalizon Ferrari 488 (Foto)
Brenda shtatë viteve të ardhshme, prodhuesi britanik Aston Martin do të lansojë për çdo vit nga një model, përjashtuar këtu hiper-makinën Valkyrie, që vjen si rival i Mercedes Project One.
Menjëherë pas këtij modeli të veçantë, është një tjetër shumë i fuqishëm që do të jetë rival me Ferrari 488, transmeton Telegrafi.
Kjo makinë që quhet DBX, pritet të lansohet më 2019, në të njëjtën kohë modelin e ri nga prodhuesi italian.
Pa dhënë detaje shtesë, është bërë e ditur se kushton mbi tre milionë dollarë, ndërsa trashëgon shumë pjesë nga Valkyrie.