Shkoni në fshat që ta mundni kancerin
Të prekurit nga kanceri kanë më shumë gjasa të fitojnë betejën e tyre nëse jetojnë në fshat, sugjerojnë kërkime të reja.
Të qenit i rrethuar me pemë dhe gjelbërim zvogëlon rrezikun e vdekjes për 29 % për ata që janë me këtë sëmundje, shkruan Daily Mail, përcjell Klan Kosova.
Për studimin, shkencëtarët nga Universiteti i Sheffield vunë në provë 926 pacientë me kancer të zorrëve- një nga format më të zakonshme të sëmundjes.
Ata krahasuan shkallët e mbijetesës së atyre që jetonin në qytete me ata që ishin të vendosur në fshat.
Ekspertët gjeten se pacientët ruralë kishin më shumë gjasa të mbijetonin pas tri vitesh qëndrim në fshat.