Mjekët kosovarë e amerikanë me marrëveshje bashkëpunimi

Mjekët kosovarë e amerikanë me marrëveshje bashkëpunimi

30 profesionistë shëndetësor nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke qëndruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Curr Gjocaj, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) tha se QKUK ka nderin të pres mjekë të tillë profesionistw.

Mjekët në Kosovë janë sjellë nga organizata Kosovo Hope.

Kjo e fundit dhe ShSKUK dhe kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbim të mjekëve ndërmjet Amerikës dhe Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Sot jeni në institucionin më të madh publik në Kosovë. Me 37 klinika dhe me mbi 3 mijë punëtorë”, tha Gjocaj.

“Ne këtë vend vitin që shkoi kemi numëruar mbi 7 milionë shërbime”.

“Kemi nderin të bashkëpunojmë me ju – falënderojmë organizatën Kosova Hope që ju ka sjellë këtu dhe uroj të vazhdojmë bashkëpunimin”.

Berat Begaj nga Kosovo Hope, ka thënë se “duke ditur se sa shumë ka nevojë shëndetësia e Kosovës, ne kemi vendosur që realizojmë diçka të mirë për Kosovën”.

Ndërsa Doktor Kim nga Koreja, tha se shpreson që ky të jetë fillimi i një raporti më të gjatë ndërmjet këtyre dy vendeve.

 

Shpërndaje në: