Sa të mirë e keni kujtesën? Ky test zbulon sa të mprehtë jeni…
A keni problem ta mbani mend numrin e celularit shokut/shoqes të ngushtë? Keni nevojë për ndihmën e kalendarit kur dëshironi ta konfirmoni ndonjë takim?
Sipas një eksperti të kujtesës, celulari i mençur mund të jetë fajtori për këto. Sipas tij, kohëve të sotme jemi duke e shfrytëzuar më pak se kurrë aftësinë tonë për të mbajtur në mend, transmeton Telegrafi.
Si çdo muskul tjetër në trup, aq më pak që e ushtrojmë trurin, aq më dembel bëhet. Prandaj është e rëndësishme të ushtrohet për ta përmirësuar memorien.
Veç kësaj, Chester Santos, kampion botëror i mbajtjes në mend dhe autor i Instant Memory Training for Success, sugjeron t’i nënshtroheni këtij testi të kujtesës për të zbuluar se sa të mirë e keni.
Lexojeni këtë listë 14 fjalë të shkruara, por jo më shumë se dy herë dhe përpiquni t’i mbani mend.
Majmun Zarf
Lum Letër
Hekur Laps
Litar Shtëpi
Balonë Kërmill
Pemë Djathë
Këpucë Guri
Tani, në një fletë shkruani të gjitha fjalët që i keni mbajtur në mend. Pasi t’i shkruani, krahasojeni fletën me listën që gjendet më lart.
1-5 fjalë: Nëse i keni kaq fjalë që i keni mbajtur në mend, atëherë kujtesën e keni shumë të dobët. Pra, keni nevojë për strategji të ndryshme të cilat ju ndihmojnë të bëheni më të prehtë.
6-8 fjalë: Jeni mesatar, mirëpo ka vend për përmirësim.
9-12 fjalë: Varësia nga Google dhe aplikacionet e ndryshme ende nuk e kanë shtruar efektin tek ju, mirëpo kujtesën e keni shumë të aftë.
13-14 fjalë: Jeni yll i memories! Aftësia juaj për të mbajtur mend mund të shfrytëzohet për t’u avancuar në jetën profesionale dhe për të korrur shumë sukses.
Megjithatë, pavarësisht se çfarë rezultati keni shënuar, lajmi i mirë është ky: Sipas Santos, libri i të cilit i ndihmon njerëzit ta ushtrojnë trurin dhe ta përmirësojnë kujtesën, çdo njeri është i aftë t’i qëllojë 14 fjalët e lartcekura.
Këtë mund ta bëni përmes metodave apo strategjive të ndryshme të të mbajturit në mend, siç është kthimi i fjalëve në imazhe. /Telegrafi/