Sonte, Prishtina mirëpret festën e madhe dhe koncertin e Alban Skenderaj

Sonte, Prishtina mirëpret festën e madhe dhe koncertin e Alban Skenderaj

Sonte,  Prishtina do të jetë nikoqire e një feste të madhe të organizuar nga ProCredit, me c’rast në skenë live shfaqet kantautori i mirënjohur shqiptar – Alban Skenderaj me diçka shumë spcial të përgatitur vetëm për këtë fest.

Festa, që pritet të fillojë diku rreth orës 19:30 me aktivitete argëtuese për fëmijë, sjellë artistin nga Shqipëria me një performancë speciale dhe me një numër të zgjeruar instrumentistësh. Eventi  përfundon me një shfaqje të mrekullueshme të fishekzjarreve të sinkronizuara me muzikë në sfond, ndër të parat e këtij lloji në Ballkan.

Artisti Alban Skenderaj i rikthehet performimit live në Kosovë me një koncert të madh për të gjithë të pranishmit. Mësohet se Albani do të performojë hitet, duke e bërë kështu këtë natë festive edhe më madhështore deri sa programi do të fillojë me aktivitete argëtuese për fëmijë.

Mbetet të shihet nëse në performancë marrin pjesë edhe artistë tjerë të vendit, bashkëpunëtorë të kantautorit në shumë projekte muzikore.

Gjithashtu, performancës së Alban Skenderaj në Prishtinë i bashkëngjitet edhe Olen Cesari, mjeshtri i violinës që nga kritika konsiderohet si ‘Paganini i ri’, ‘Virtuozi i Violinës’. Si dhe për ju, në festën e madhe, mysafir special do të jetë Klint Çollaku, i shumë adhuruari, fituesi i The Voice of Albania 6 i cili me performancat e tij ka arritur të krijoj një numër të jashtëzakonshëm adhuruesve anë e mbanë. Ndërsa DJ GAMBLE do të miksoj muzikën më të mirë për të gjithë të pranishmit.

Shpërndaje në: