Shkencëtarët zhvillojnë antibiotikun më të fortë deri më tani
Shkencëtarët zhvillojnë antibiotikun më të fortë deri më tani
Shkencëtarët amerikan kanë zhvilluar një antibiotik vital që mund të shkatërroj super-bakterin më të rrezikshëm në botë.
Versioni i ri i vancomycin, është dizajnuar që të jetë tejet i fortë dhe duket që është rreth një mijë herë më i fuqishëm se ilaçi i vjetër.
Ai lufton bakterin në tre mënyra të ndryshme, kështu duke e bërë të pamundur për bakterin që t’i ikë sulmit.
Megjithatë ende ka nevojë për testime tek kafshët dhe njerëzit.
Ekipi nga Instituti Hulumtues Scripps shpreson që ky ilaç të jetë i gatshëm për përdorim brenda pesë vjetësh.