Çfarë kuptimi kanë ëndrrat e dhunshme?

Çfarë kuptimi kanë ëndrrat e dhunshme?

Të gjithë jeni adhurues të gjumit pavarësisht se e doni punën shumë!

Është i nevojshëm dhe është proces jetësor pa të cilin pak kush mund të përballojë sfidat që jep natyra.

Megjithatë sipas një studimi të fundit, personat që lëvizin shumë gjersa ëndërrojnë, mund të jenë në rrezik më të lartë të zhvillimit të demencës ose sëmundjes së Parkinsonit, njofton Klan Kosova

Kështu thotë hulumtimi i fundit i bërë në Universitetin e Torontos teksa përfundon se çrregullimet e gjumit mund të jenë sinjale të hershme për gjendjen neurologjike për pothuajse 15 vjet para se të shfaqen simptomat e problemeve të tilla.

Akademikët kanadezë kanë gjetur një kusht të quajtur REM çrregullimi i sjelljes së gjumit – i cili karakterizohet nga lëvizja e fuqishme ndërsa ëndërron – është parashikuesi më i fortë klinik i sëmundjes neurodegjenerative.

Dr John Peever ka llogaritur se 80 për qind e njerëzve me çrregullim të rëndë të sjelljes së gjumit përfundimisht zhvillojnë një çrregullim neurologjik.

Shpërndaje në: