Si ta largoni fryerjen e barkut pas iftarit? Është shumë e thjeshtë
Pas një dite të gjatë agjërim – pa bukë dhe ujë – është e vështirë që gjatë iftarit të kontrollohet sasia e ushqimit që marrim.
Sigurisht, nëse e teprojmë me ushqim – fryerja e barkut është e paevitueshme, por në të njëjtën kohë është edhe ndjesi e rëndë, transmeton lajmi.net
Përveç kësaj, fryerja e barkut mund të jetë një çrregullim i vazhdueshëm që ndodh pas çdo ushqimi pavarësisht sasisë që e marrim.
Por, fatmirësisht ekziston një mënyrë krejtësisht natyrale dhe tejet e shëndetshme për ta evituar fryrjen e barkut dhe është çaji i xhenxhefilit.
Xhenxhefili përveç se është i mrekullueshëm në eliminimin e fryerjes gjithashtu me ekstraktet e tij qetësuese largon dhimbjen dhe irritimet nga zona e barkut.
Kështu që, mos rrini pa çaj xhenxhefili në shtëpi, është shumë i shëndetshëm dhe i nevojshëm.