Përurohet shtatorja e Nënë Terezës në Zvicër

Përurohet shtatorja e Nënë Terezës në Zvicër

Të shtunën, më 10 qershor në qytetin Wil të St. Gallenit, nën përkujdesjen e Misionit Katolik Shqiptar të Zvicrës, do të bëhet përurimi i shtatores së Nënë Terezës.

Kjo do të jetë e para shtatore e saj në Zvicër, ndërkohë që në Gjermani, SHBA etj janë disa sosh, të ngritura nga mërgata shqiptare.

Shtatorja e shenjtores shqiptare, do të vendoset në St.Peter Park, në rrugën Lerchenfeldstrasse në këtë qytet.

Programi fillon me meshën që mbahet nga ora 12:00 në St.Peter Kirche, e udhëhequr nga Don Lush Gjergji, vikar gjeneral i Ipeshkvisë së Kosovës, njëherësh biografi më i njohur i Nënë Terezës, bëhet e ditur në ftesën dërguar albinfo.ch për pjesëmarrje. Meshën, bashkë me të do ta drejtojnë edhe meshtarë tjerë shqiptarë dhe zviceranë.

Pas meshës, zbulimi i shtatores do të bëhet në oborrin e kishës ndërsa nga ora 13:30 zhvillohet Akademia Solemne në Statsaal të Wilit, thuhet veç tjerash në një njoftim të dërguar në emrin e Këshillit Organizativ nga don Albert Demaj dhe Franklin Munishi./ KultPlus.com

 

Shpërndaje në: