Ja pse keni Wi-Fi të ngadalshëm në shtëpi

Ja pse keni Wi-Fi të ngadalshëm në shtëpi

Të jesh pjesë e një shoqërie që varet direkt nga qasja në internet dihet se routeri i wireless-it luan një rol të madh në shpejtësinë e qasjes në internet.

Thjeshtë, kur kemi internet të ngadalshëm vetëm sa nuk e thyejmë për tokë laptopin ose celularin.

Kështu, këto janë katër arsyet pse keni WiFi të dobët:

1. Router të rrejshëm

Sigurohuni që routeri juaj të ketë shpejtësinë ashtu siç i shkruan në letër, për shkak se jo gjithmonë routerët e përcjellin shpejtësinë e internetit ashtu siç shkruan në letër. Shpejtësia varet edhe nga mjedisi ku ndodhet routeri, gjithashtu. Por, keni kujdes kur bleni router, disa mund ta kenë edhe markën e rrejshme.

2. Kongjestion të sinjalit

Mendojeni sikur trafikun – ju keni pajisje si kompjuter, celularë, tabletë, që të gjithë duke e përdorur të njëjtin sinjal. Është normale që sinjali të rëndohet në këto raste, transmeton GazetaExpress.

3. Vendosja në vend të gabuar

Routerët e WiFi-së dërgojnë sinjal në mënyrë të barabartë në të gjitha drejtimet. Mbajeni routerin sa më në mes të shtëpisë që të jetë e mundur, aty do të shpërndajë sinjalin më të mirë.

4. Keni router më të vjetër se dy vjet

Edhe routerët plaken, njëjtë si njerëzit. Nëse është më i vjetër se dy vite, atëherë është koha që ta ndërroni nëse ai po ju lëshon internet të dobët.

Shpërndaje në: