Maska me kafe që rigjeneron lëkurën e fytyrës
Këshillat popullore, me kalimin e kohës, po zëvendësojnë edhe industrinë e kozmetikës.
Sigurisht, për atë kategori njerëzish me të ardhura të papërballueshme për të eksperimentuar me produktet e shtrenjta të bukurisë.
Për ju që përpiqeni vetë, po sjellim maskën e mëposhtme me qumësht dhe kafe që, sipas përvojës së atyre që e kanë provuar, ndihmon në paraqitjen më të re të lëkurës së fytyrës.
Përbërësit: Kafe turke pluhur qumësht
Përgatitja: Në një enë përzieni të dy përbërësit, me pak qumësht, në mënyrë që të shndërrohen në një krem të lëngshëm. Aplikojeni maskën në lëkurën e fytyrës, masazhojeni dhe lëreni për 15 minuta. Lajeni fytyrën me ujë të vakët.