Opeli me vetura autonome nga shtatori i vitit 2018
Gjiganti i automobilizmit, Opel, tash pjesë e familjes PSA, është duke zhvilluar teknologjinë e vet për vozitje tërësisht autonome.
Brendi është pjesë e projektit gjerman “Ko-HAF”, i cili ka nisur në qershor të 2015-s dhe pritet të përfundojë në nëntor të 2018-s.
Kulmi i projektit do të jetë demonstrimi i një prototipi tërësisht autonom të Opelit në rrugë, i planifikuar për shtator të vitit 2018.
Roli i Opelit në projekt është kompjuterizimi i hartave dhe zhvillimi i sistemit të sensorëve që njohin veprimet e shoferit gjatë ngasjes autonome.