Këshilla për gratë shtatzëne gjatë Ramazanit
Dihet se gjatë agjërimit të muajit Ramazan njeriu normalisht mund të përballojë një kohë të gjatë pa ngrënë, shtatzënat janë në gjendje të përballojnë një kohë më të shkurtër, vetëm një të tretën të kësaj kohe urie.
Shtatzënat kanë nevojë për sasi më të mëdha të kalorive proteinave mineraleve dhe vitaminave si për vete ashtu edhe për frytin.
Sipas disa hulumtimeve lidhur me agjërimin tek gratë shtatzëna janë të limituara. Në përgjithësi është e rëndësishme që të gjitha institucionet shëndetësore duhet të jenë të vetëdijshme lidhur se si do të përballojë periudhën e urisë nëna dhe bebja.
Gjatë agjërimit mund të merrni sasi më të vogla të vitaminave dhe disa materieve të rëndësishme për shtatzëninë. Duhet të keni kujdes që këto sasi duhet të zëvendësohen pas iftarit.
Në një hulumtim shkencor tregohet se në raste të agjërimit të nënës në tre mujorin e fundit mundësia që akti i lindjes të përfundojë me cezarian është më i lartë dhe sëmundja e sheqerit mund të shfaqet më shumë, gjithashtu pas lindjes, bebes mund ti nevojitët kujdes më i shtuar neonatal etj, por në hulumtime të tjera nuk tregohen kundërindikacione të tilla.
Sipas rekomandimeve te mjekëve obstetër thuhet se gratë shtatzëna në iftar duhet të hanë ushqim të lehtë, të marrin sa më shumë lëngje, të qëndrojnë larg ushqimit që tretet vështirë, pas iftarit të ushqehen se paku dy herë me porcione të vogla dhe mos ta neglizhojnë ushqimin në syfyr.